Lajme

SHBA/ Ariu 300-kilogramësh terrorizon banorët


Autoritetet në South Lake Tahoe në Kaliforni kanë nisur përpjekjet për të kapur një ari të zi, i cili peshon rreth 300 kilogramë, të njohur si “Hank the Tank”.

Hank, sipas autoriteteve, është “lehtësisht i identifikueshëm, për shkak të përmasave të tij jashtëzakonisht të mëdha dhe gëzofit të tij të errët”.

Pesha mesatare e një ariu të zi në SHBA-në Perëndimore varion nga 45 kilogramë deri në 136 kilogramë.

Që nga korriku i vitit 2021, ariu ka “hyrë me forcë” në shtëpi të ndryshme, ku ka shkaktuar “dëme të mëdha pronësore” në një lagje të pasur në jug të liqenit Tahoe.

“Përmasat dhe forca e jashtëzakonshme” e ariut e bëjnë më të lehtë për të që të kapërcejë dyert e përparme apo të garazhit, thuhet në deklaratë.

Banorët vendas kanë paraqitur të paktën 102 raporte policore për ariun, pavarësisht masave të marra.

“Ky është një ari që ka humbur çdo frikë nga njerëzit”, thuhej në deklaratë.

“Është një situatë potencialisht e rrezikshme”.

Ndërsa përpjekjet për të kapur Hank dështojnë, autoritetet kanë thënë se mund të kenë nevojë të marrin në konsideratë eutanizimin e ariut, për të cilin ata thanë se ishte “mendimi i tyre i fundit”.

Në fillim të këtij viti, autoritetet hoqën një kurth ariu pasi dikush me spërkatje lyente “Bear Killer” mbi të.

“Ai thjesht ulet atje dhe ha. Ai nuk i sulmon ata. Ai nuk rënkon. Ai nuk bën fytyra të vrazhda… Pse duhet të vdesë ky bedel i madh?” tha një nga banorët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore