Lajme

SHBA, 943 mijë vende të reja pune – shkalla e papunësisë ra 5%


Sipas një raportit tq publikuar nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA, të premten e 6 gushtit, janë shtuar më shumë vende pune se sa pritej gjatë muajit korrik, pasi 943 mijë veta u punësuan në sektorë të ndryshëm.

Në vijim të të dhënave të statistikave shkalla e papunësisë në SHBA ra në 5.4%.

Në tërësi, 8.7 milionë njerëz mbeten të papunë, në mënyrë të konsiderueshme nga nivelet më të larta të prillit të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, kjo është ende shumë mbi masën para-pandemike prej 5.7 milion në shkurt 2020.

Parashikimet për vendet e punës të krijuara muajin e kaluar kishin ndryshuar shumë nga 350 mijë në 1.6 milionë, me një konsensus prej 870 mijë.

Kishte përfitime në sektorët përfshirë kohën e lirë dhe mikpritjen, arsimin dhe shërbimet profesionale.

Ndërkohë u bë e ditur se është përfitimi më i madh që nga muaji gusht i vitit të kaluar.

Vit kur u shtuan mbi 1 milion pozicione dhe më shumë se 870 mijë ekonomistë prisnin për punë.

I gjithë ky përfitim ka një pengesë të re këtë verë: varianti COVID-19 Delta ka sjellë kufizime në jetën publike në disa vende të kombit.

Gjithashtu ekziston frika se mund të vendosen kufizime të reja.

Deri më tani, përhapja e virusit nga Delta nuk ka rënduar shumë mbi të dhënat e vendeve të punës, por kjo mund të ndryshojë në raportet e ardhshme.

Rimëkëmbja e ndryshueshme

Në tre muajt e parë të vitit ekonomia amerikane u rikthye më shpejt nga sa pritej pasi u tkurr ndjeshëm në vitin 2020.

Por në tremujorin e dytë rimëkëmbja u ngadalësua pas një rritje të rasteve të infektimeve me COVID-19, duke u rritur me një normë vjetore prej 6.5%, shumë më poshtë parashikimeve prej 8.5%.

Vendi po përballet gjithashtu me një mungesë të fuqisë punëtore, e cila i ka lënë punëdhënësit të paaftë për të mbushur një rekord prej 9.2 milionw hapjesh të vendeve të punës.

Disa ekspertë kanë fajësuar mungesën e kujdesit të përballueshëm për fëmijët, shqetësimet për kapjen e virusit, pensionet dhe ndryshimet në karrierë të lidhura me pandeminë.

Disa gjithashtu besojnë se ka shumë vende pune me aftësi të ulëta që reklamohen, dhe jo mjaftueshëm kandidatë të përshtatshëm për t’i plotësuar ato.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore