Aplikacione

ShareChat, investime për aplikacionin e videove


ShareChat, firma indiane e mediave sociale, ka grumbulluar më shumë se gjysmë miliardë dollarë për të rritur aplikacionin e saj të videove të shkurtra të quajtur Moj.

E përditshmja, Financial Times, tregon se rritja e kompanisë vjen pas ndalimit nga qeveria indiane të rivalit të saj, TikTok, i cili është në pronësi të ByteDance.

Prej investitorëve të përfshirë, Tiger Global Management, Snap dhe Twitter, kompania ka arritur të mbledhë 502 milionë dollarë dhe ka arritur një vlerësim në treg me 2.1 miliardë dollarë.

Për sa i përket aplikacionit, ShareChat ka 160 milionë përdorues aktivë në muaj ndërsa media sociale, Moj, numëron më shumë se 120 milionë përdorues aktivë në muaj.

Shefi ekzekutiv i ShareChat-it, Ankush Sechdeva, ka pranuar se ndalimi i qeverisë indiane të më shumë se 200 aplikacioneve kineze gjatë vitit të kaluar ka qenë një ngjarje prej së cilës kompania ka përfituar.

Gjithashtu ka thënë se ndalimi ndikoi pozitivisht në rritjen e kompanisë dhe krijoi kushtet e përshtatshme të krijimit të aplikacionit të videove të shkurtra, Moj, për shkak të mungesës në treg.

Financial Times tregon se kompania me qendër në Bangalore ofron platformat e saj në 15 gjuhë indiane rajonale, por jo në gjuhën angleze, kjo pasi platformat janë tejet të popullarizuara në mesin e përdoruesve indianë të smartphone-ve nëpër qytete të vendit ku anglishtja nuk është gjuhë e parapëlqyer.

Madje, sipas vetë kompanisë përdoruesit shpenzojnë mesatarisht më shumë se 30 minuta në ditë nëpër aplikacionet e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore