Lajme

Shanghai ndalon përdorimin e termit “bllokim” në media


Në Shanghai, autoritetet thuhet se kanë urdhëruar mediat të përmbahen nga përdorimi i termit “bllokim” kur raportojnë për përfundimin e izolimit dymujor të qytetit.

Qyteti kinez prej 25 milionë banorësh, këtë javë u rihap duke lejuar shumicën e tyre të largohen nga shtëpitë e tyre, të shkojnë në punë dhe të përdorin transportin publik pas më shumë se 60 ditësh.

Sipas direktivave, mediave kineze u është thënë të shpërndanin informacione në lidhje me ndryshimet në kufizime.

Por ato janë urdhëruar të mos përdorin frazën “fundi i bllokimit”.

“Ndryshe nga Wuhani, Shanghai nuk deklaroi kurrë një bllokim, kështu që nuk ka fund të bllokimit”, sipas direktivave të lëshuara për mediat.

“Të gjitha pjesët e Shanghai-t iu nënshtruan pezullimeve statike të stilit të menaxhimit, por funksionet thelbësore të qytetit vazhduan të funksionojnë gjatë gjithë kësaj periudhe. Theksoni se masat e lidhura ishin të përkohshme, të kushtëzuara dhe të kufizuara”, kanë vijuar.

Për më shumë se dy muaj, banorët e Shanghai-t ishin kufizuar kryesisht në apartamentet ose komunitetet e tyre të banimit, ose ishin dërguar në qendra të centralizuara karantine.

Në javët e para të bllokimit, ata u shqetësuan nga mungesa e ushqimit dhe problemet në aksesin e kujdesit mjekësor.

Bizneset dhe fabrikat që nuk u mbyllën, duhej të vepronin në sisteme “të mbyllura”, shpesh me staf që jetonte në vend.

Ndërkohë, kufizimet u hoqën për rreth 22.5 milionë njerëz në zonat me rrezik të ulët.

Por ende banorët duhet të mbajnë maska në publik dhe të shmangin tubimet, si dhe darka në restorante mbetet e ndaluar.

Dyqanet mund të funksionojnë me kapacitet 75 për qind, ndërsa palestrat do të rihapen në një datë të mëvonshme.

Heqja e kufizimeve ka ardhur, pasi autoritetet deklaruan se shpërthimi ishte “i kontrolluar në mënyrë efektive”.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore