Sport

Shahistja turke hiqet nga ekipi kombëtar “për shkak të shtatzënisë”


Kübra Öztürk Örenli, një nga sportistet e shahut në Turqi, u hoq nga ekipi kombëtar dhe iu ndërpre bursa “për shkak të shtatzënisë” së saj.

Duke u shprehur se nuk është pyetur për vendimin e marrë për të, Öztürk tha se mësoi se bursa stimuluese ishte ndërprerë me një thirrje nga federata.

Öztürk tha: “Nuk ishte një vendim i marrë në konsultim me mua dhe mësova se ata e morën këtë vendim pasi dëgjuan për fëmijën tim të dytë dhe vendosën që nuk mund të luaja”.

“Edhe pse i kërkova takim kryetarit të Federatës, pasi prita rreth 2-3 muaj u takova me të, por duke qenë se mendova se nuk më kuptonin dhe takimi nuk ishte i qartë, as nuk mora përgjigje ndonëse ia kam përcjellë mendimet dhe kërkesat e mia me e-mail dhe mesazh dhe ata ende nuk më shohin si bashkëbisedues të tyre”, shtoi shahistja.

Öztürk, e cila pohoi se dëshironte të luante në kampionatin evropian të femrave, deklaroi se kur e pyeti pse nuk mori një ofertë, federata u përgjigj se nuk ishte e përshtatshme që ajo të shkonte gjatë shtatzënisë.

Edhe pse ajo tha se do të mbulonte shpenzimet e foshnjës dhe se ky turne ishte i rëndësishëm për të, asgjë nuk u bë.

Öztürk theksoi se shtatzënia nuk është pengesë për të luajtur shah.

“Ashtu siç ka pasur shembuj në Turqi në të kaluarën, ka shembuj në të gjithë botën”, shtoi ajo. “Prandaj, gjatë përgatitjes së kalendarit tim, përgatita një kalendar që do t’i përshtatej të gjitha turneve të rëndësishme gjatë shtatzënisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore