Sport

Sevilla mund Osasuna-n dhe ngjitet në krye


Skuadra e Sevilla-s ka arritur të marrë fitoren e radhës në La Liga. Kësaj here “viktima” do të ishte Osasuna, të cilën e mposhti me rezultatin 2-0.

Ndeshja u luajt për javën e 12 në La Liga. Portieri mik, Juan Perez-i ishte në ditën e tij më të keqe. Ndërsa, ai vendas, Bono vijon të mbetet në form të mirë dhe të ruaj portën e paprekur.

Nga një gol për secilën pjesë shënoi Sevilla. Fillimisht do të ishte mbrojtësi Diego Carlo që do e dërgonte topin në rrjetë, pas topit të dhuruar nga Ivan Rakitic-i.

Goli i dytë dhe i fundit i takimit u shënua nga Lucas Ocampos-i. Argjentinasi shfrytëzoi maksimalisht topin e dhënë nga portieri Bono dhe e dërgoi në rrjetën e portës kundërshtare.

Tri pikë për Sevilla-n që shkon në kuotën e 24 pikëve. Po aq sa Real Madrid-i dhe Real Sociedad-i, që mbajnë përkatësisht vendin e parë dhe të tretë. Osasuna mbetet me 19 pikë dhe në vendin e shtatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore