Lajme

Sërish tension në Bregun Perëndimor: Vritet një 13 vjeçar palestinez nga zjarri ushtarak izraelit


Një fëmijë pranë gardhit të kufirit të Rripit të Gaza-s me Izraelin, gjatë një proteste në lindje të qytetit, të premten, 7 shtator 2018. (Pamje ilustruese)

Një i ri palestinez u vra nga zjarri ushtarak izraelit në përleshjet që shpërthyen në lindje të Nablus-it në Bregun Perëndimor. Lajmin e ka konfirmuar të premten Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Mohammad Daadas, 13 vjeç, nga kampi i refugjatëve Askar në Bregun Perëndimor, u qëllua në stomak dhe u dërgua në një spital në Nablus, ku u shpall i vdekur.

Ndërkaq njësia e Zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se ushtria po shqyrton incidentin.

Dëshmitarët okularë deklaruan se djali u godit gjatë përleshjeve që shpërthyen në një rrugë që rrethon vendbanimet Elon Moreh në Bregun Perëndimor.

Te kjo e fundit palestinezët po mbajnë demonstrata javore për të protestuar kundër krijimit të postës ilegale izraelite të Evyatar, që ata thonë se ishte ndërtuar në tokën e tyre.

Protestuesit fshihen pranë gomave të ndezura, afër gardhit të Rripit të Gaza-s në kufi me Izraelin gjatë një proteste në lindje të Khan Younis, në Rripin e Gaza-s jugore, të mërkurën, 25 gusht 2021.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, përleshjet shpërthyen edhe pranë fshatit palestinez Beita, afër me Evyatar.

Pesë palestinezë u goditën nga plumba me majë sfungjeri në ato përleshje, katër u plagosën dhe 61 pësuan thithjen e gazit lotsjellës.

Përleshjet midis forcave izraelite dhe palestinezëve janë të zakonshme në të gjithë Bregun Perëndimor. Gjatë gjashtë muajve të fundit, të paktën pesë protestues janë vrarë në dhunë.

Javën e kaluar, autoritetet izraelite miratuan 3 mijë shtëpi të reja kolonësh në Bregun Perëndimor, ndërsa ranë dakord gjithashtu të enjten për të ndërtuar 1 mijë e 300 njësi banimi për palestinezët që jetojnë në zonat e Bregut Perëndimor që janë nën kontrollin e plotë të Izraelit.

Palestinezët duke ndërtuar shtëpi të reja në vendbanimin hebre të Bregut Perëndimor të Bruchin pranë qytetit palestinez të Nablus, të hënën, 25 tetor 2021.
Konflikti izraelito-palestinez

Konflikti izraelito-palestinez i ka rrënjët dekada më parë dhe luftimet e 14 majit 2021 tregojnë se çdo zgjidhje afatgjatë mund të jetë akoma larg.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe, në fakt, e aneksoi atë më vonë.

Rrjedhimisht, autoritetet nuk e konsiderojnë Lindjen si territor të pushtuar, por të gjithë qytetin si kryeqytetin e tij – një pretendim i panjohur nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare.

Një poster i 17-vjeçarit palestinez Mohammad Hamayel në një derë të një klase, në fshatin Beita, në jug të qytetit të Nablus-it në Bregun Perëndimor. E hënë, 14 qershor 2021. Hamayel u vra gjatë përleshjeve me forcat izraelite pas një proteste kundër vendbanimit hebraik ttë Eviatar-it që u krijua pa lejen e autoriteteve izraelite në tokën që palestinezët thonë se është në pronësi private.

Më 14 maj, Izraeli filloi bombardimin intensiv të Rripit të Gazës me sulme ajrore dhe predha artilerie, ndërsa rriti vendosjen e trupave dhe tankeve.

Kjo përplasje ka rezultuar në bombardimet më të rënda të Gazës që nga lufta 50-ditore midis Izraelit dhe Hamass-it në vitin 2014.

Të paktën 219 njerëz, përfshirë gati 100 gra dhe fëmijë, u vranë në Gaza. Autoritetet e Hamass-it nuk kanë dhënë shifra të viktimave për luftëtarët. Ndërsa në Izrael, 12 persona, përfshirë dy fëmijë, mbeten të vdekur.

Tensionet më të shumta midis Izraelit dhe palestinezëve janë në Jerusalemin Lindor, Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Përplasjet e fundit pasuan një muaj të tensioneve në rritje në Jerusalem, megjithëse konflikti ka qenë i pranishëm për dekada.

Cilat janë problemet kryesore?

Ka një numër çështjesh, për të cilat Izraeli dhe palestinezët nuk mund të bien dakord.

Oficerët e policisë kufitare izraelite dhe palestinezët përleshen gjatë një proteste kundër zgjerimit të vendbanimeve hebrenje izraelite pranë qytetit Salfit të Bregut Perëndimor, 3 dhjetor 2020.

Këto përfshijnë atë që duhet të ndodhë me refugjatët palestinezë, nëse vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar duhet të qëndrojnë ose të hiqen.

Gjithashtu, nëse të dyja palët duhet të ndajnë Jerusalemin dhe ndoshta më e ndërlikuara nga të gjitha, nëse një shtet palestinez duhet të krijohet së bashku me Izraelin.

Bisedimet e paqes po zhvillohen brenda dhe jashtë për më shumë se 25 vjet, por deri më tani nuk e kanë zgjidhur konfliktin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore