Sport

Serie A: 10 lojtarët më të kushtueshëm për arkat e klubeve në sezonin aktual


Seria A e ka kaluar gjysmën e sezonit 2021/22. Inter-i dhe Milan-i janë në garë për titullin kampion. Pa harruar Napoli-n dhe Atalanta-n.

Megjithatë, rezultatet e një ekipi në fushë nuk tregojnë gjithmonë kostot e lojtarëve për arkat e klubit.

Gazeta e përditshme sporitve italiane “Calcio e Finanza” ka zbuluar 10 lojtarët që kanë ndikimin më të lartë në arkat e klubit ku bëjnë pjesë. Në raport përfshihet, paga neto, paga bruto dhe kostoja e amortizimit të kartonit.

Vendi i parë mbahet nga lojtari i Napoli-t, Victor Osimhen-i. Nigeriani e ka pagën neto 4.5 milionë euro, atë bruto 5.9 milionë euro dhe amortizimin 22.9 milionë euro. Pra, ai arrin një shifer total për këtë sezon në 28.8 milionë euro.

Nga vendi i dytë deri në të gjashtin renditen lojtarët e Juventus-it. Respektivisht, Matthijs de Ligt-i, Arthur-i, Paulo Dybala, Leonardo Bonucci dhe Alvaro Morata.

Në vendin e shtatë gjendet Hirving Lozano i Napoli-t. Në të tetin dhe në të nëntin, Federico Bernardeschi dhe Federico Chiesa të Juventus-it. Vendi i dhjetë shkon për Nicolo Barella-n e Inter-it.

Renditja e plotë (shifrat në milionë euro):

Burimi: Calcio e Finanza.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore