Shqipëria

Seria bashkëkohore e kartëmonedhave shqiptare


Një seri kartëmonedhash bashkëkohore, me dizajnë që vendosin një ekuilibër midis “inovacionit dhe traditës”.

Dy kartëmonedhat e fundit shqiptare të serisë së re, ajo 500 lekëshe dhe ajo 2 mijë lekëshe u hodhën në qarkullim më 17 janar 2022, datën kur ka lindur dhe heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Sakaq, Banka e Shqipërisë ka theksuar se “ky evolucion dhe përmirësim” synon të krijojë një seri kartëmonedhash bashkëkohore, pasi tematika e figurave dhe momenteve të shquara kombëtare të historisë së Shqipërisë nuk mungon as në seritë e reja.

“Dizajni i tyre nuk do të ketë ndryshime thelbësore”, shpjegoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, “pasi në ballinë do të jetë sërish portreti i Ismail Qemalit dhe mbretit ilir, Gent”.

Në fakt, me hedhjen e dy kartëmonedhave në qarkullim, kompletohet seria prej gjashtë pjesësh, i cili u publikua në disa faza.

200 dhe 5 mijë lekëshi ishin ndër të parat që u hodhën në tregun shqiptar më 30 shtator të vitit 2019, duke pasuar me 1 mijë dhe 10 mijë më 30 qershor 2021.

Të fundit, në kalvarin e këtyre tri viteve ishin dy prerjet: 500 dhe 2 mijë lekë.

Ndryshojnë kartëmonedhat, në treg prerja e re 10 mijë lekë - YouTube
Pamja e kartmonedhës së vjetër
Pse këto prerje të reja?

Vetvetiu lind pyetja se përse hidhen në qarkullim emetime të reja të kartëmonedhës, konkretisht të 2 mijë lekëshit, e cila kishte shumë pak kohë që ishte në qarkullim.

Sipas ekspertëve të fushës, kjo lind si nevojë për të forcuar elementet e sigurisë, që falsifikimi i tyre të bëhet sa më i vështirë.

Këto elemente sigurie janë në funksion të rritjes së garantimit të integritetit të monedhës shqiptare në qarkullim dhe riemetimi i tyre vjen si një proces i natyrshëm në çdo Bankë Qendrore.

Konkretisht, në 2 mijë lekëshin e ri janë përforcuar elemente e sigurisë, duke e bërë “shumë më të vështirë se prerja e vjetër falsifikimin e saj”.

Kartëmonedhat e reja, si të dalloni elementet e sigurisë së prerjeve 200 dhe 5,000 lekë -

Ndër të tjera, sipas ekspertëve, janë vendosur elementet më të fundit inovative që shkalla e përafrimit të jetë shumë e largët.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë këtyre viteve, shkalla e falsifikimit të kartëmonedhave ka qenë e ulët.

Përpos kësaj, duhet të qëndrojë gjithmonë një hap përpara sa i takon studimit dhe përmirësimit të elementeve të sigurisë, në mënyrë që identifikimi të jetë sa më i thjeshtë dhe falsifikimi më i vështirë.

Një element tjetër që bie në sy riemetimi i këtyre kartëmonedhave është edhe drejtshkrimi i fjalëve, sipas gramatikës së gjuhës shqipe.

Për shembull, në kartëmonedhat më përpara shkruhej “Banka e Shqiperise”, kurse te prerjet e reja kjo është korrigjuar: qartas dallohet se mbi kartëmonedhat përdoret fonema “ë” – “Banka e Shqipërisë”.

Apo numërori “NJEMIJE LEKE”, i cili shkruhet ndaras “NJË MIJË LEKË”, e me radhë në varësi të monedhës.

Banka e Shqipërisë prezanton për herë të parë kartëmonedhën 10.000 lekëshe dhe prerjen e re të 1000 lekëshit - Shqiptarja.com

“As i vjetër e as i ri, jam thjesht Lek”, “boll shkaktuat konfuzion”

Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë gjithashtu një iniciativë, me të cilën ka si qëllim edukimin financiar të publikut, për çrrënjosjen graduale të përdorimit të termave të gabuar “lek i ri” dhe “lek i vjetër”.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, në takimin e mbajtur më 17 nëntor 2021, u shpreh se vlera e kartëmonedhës është ajo e shkruar mbi të.

Kartëmonedha e prerjes 10 000 Lekë prodhohet këtë vit - PO.al

Sipas tij, është e gabuar që disa kategori flasin ende për “lekë të vjetra” dhe “të rinj”.

Ai deklaroi se nga një anketë ka rezultuar se për vlerën “500 lekë”, 54% e të anketuarve thonë “5 mijë”.

“Të mos e çojmë këtë mesazh të gabuar te brezi i ri. Ta lëmë pas përgjithmonë terminologjinë e gabuar”, përmbylli Guvernatori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore