Sergio Aguero të mërkurën njofton vendimin përfundimtar për karrierën

SHFLETO
Romario Ismailaj
13.12.2021 13:16
Loading Icons...

Sulmuesi i Barcelona-s dhe Kombëtares së Argjentinës, Sergio Aguero, do të njoftojë këtë të mërkurë vendimin përfundimtar rreth karrierës së tij.

Gazetari Emilio Perez, në një intervistë për “Radio Marca”, pohoi se sulmuesi e ka marrë vendimin përfundimtar tashmë. Sipas Perez-it, Aguerro të mërkurën do të njoftojë tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Aguero pati probleme me frymëmarrjen në ndeshjen e tetorit përballë Alaves-it në La Liga dhe u detyrua të linte fushën e lojës. Pas ekzaminimeve rezultoi se ai kishte probleme në zemër.

33-vjeçari ka luajtur në Evropë me skuadra si Atletico Madrid-i, Manchester City dhe Barcelona. Në karrierë, me klube dhe kombëtaren, ai numëron 666 ndeshje, nga ku ka shënuar 379 gola dhe ka dhuruar 146 asiste.