
Në kuadër të operacionit të koduar “Territor i pastër”, është konstatuar në një territor të fshatit Mafsheq, Krujë, një serë e improvizuar, brenda së cilës u gjetën 782 kubikë fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje.
Ndërkohë, kubikët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia dhe Prokuroria, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Gjithashtu bëhet me dije se vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e rrethit, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pritet të mbahet takimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, rastet përfshijnë dhe Shqipërinë
-
Shehaj “po punon” për një alternativë të re politike
-
Nesër mblidhet Këshilli i Ministrave të Italisë, në rend dite edhe marrëveshja e emigrantëve me Shqipërinë
-
Komiteti i Bernës apel Shqipërisë për aeroportin e Vlorës në zonën e mbrojtur