Kosova

Serbia i liron 4 kosovarë, ishin arrestuar në Merdare


Merdare.

Katër qytetarët e Kosovës të cilët janë arrestuar më 13 qershor nga autoritetet e Serbisë në Merdare janë liruar.

Lajmin e ka bërë të ditur për Radio Evropën e Lirë, Prokuroria e Kurshumlisë.

Të njëjtit ishin mbajtur në burg që nga 13 qershori, teksa thanë se “ata nuk janë përgjegjës për policët e Kosovës”.

Edhe Labinot Maliqi, vëllai i njërit nga të arrestuarit se vëllau i tij, dhëndri dhe dy të tjerë janë liruar.

Ndërsa, të mërkurën tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Megjithatë, autoritetet serbe pretendojnë se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë.

Nga ana tjetër, autoritetet e Kosovës kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë të rrëmbyer nga policia serbe të mërkurën, reagimin e bashkësisë së organizuar ndërkombëtare lidhur me këtë rast dhe dënimin e Serbisë për agresionin e shfaqur.

Arrestimi i tre policëve kosovarë nga njësitet elitare të Policisë së Serbisë në vijën kufitare me Kosovën, ndodhi pikërish në një periudhë tensionesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës të banuar serbë etnikë.

Pas këtij veprimi, Kosova ka ndaluar hyrjen e të gjitha mallrave në Kosovë.

Nga Qeveria e Kosovës të enjten u tha se janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, nga kryeministri Albin Kurti u tha se synimi i tyre “është siguria”.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Nga përleshjet ishin lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Ndërsa, më 13 qershor, Policia e Kosovës ka kryer një aksion në Veri, ku arrestoi Millun Millenkoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore