Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 9 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 1 mijë e 693 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 11 mijë e 993 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 731 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 39 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rendje të numrit të të infektuarve, por se situata epidemike në vend mbetet ende e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 15 mijë e 746 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 967 mijë e 771 raste të infektimit.
Kurse shkalla e vdekshmërisë mbetet 0.80 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 26 mars 2022, në vend janë testuar gjithsej 9 milion e 120 mijë e 134 persona.