Lajme

Serbi: 23 persona të vdekur dhe 12 mijë e 721 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 23 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 12 mijë e 721 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 31 mijë e 540 persona.

Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 2 mijë e 368 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 103 po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një ngritje të lartë të numrit të të infektuarve dhe se situata epidemike në vend është shumë e pafavorshme.

Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 13 mijë e 26 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 412 mijë e 588 raste të infektimit.

Ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 0.92 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 14 janar 2022, në vend janë testuar gjithsej 7 milion e 579 mijë e 832 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore