Lajme

Serbi: 11 persona të vdekur dhe 1 mijë e 933 raste të reja me COVID-19


Beograd

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 11 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 1 mijë e 933 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 15 mijë e 857 persona.

Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 702 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 37 po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rendje të numrit të të infektuarve, por se situata epidemike në vend mbetet ende e pafavorshme.

Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 15 mijë e 779 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 972 mijë e 760 raste të infektimit.

Kurse shkalla e vdekshmërisë mbetet 0.80 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 29 mars 2022, në vend janë testuar gjithsej 9 milion e 158 mijë e 177 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore