Pajisje

Sekretet e brendshme të autokolonës së presidentit amerikan


“Cadillac One” e njohur si "Bisha"

Autokolona më e shtrenjtë dhe më e ndërlikuar në botë, me rreth 50 automjete dhe me mbi 100 persona, është ajo e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Në zemër të autokolonës është makina kryesore e njohur si “Bisha” që mban presidentin.

Makina presidenciale, e projektuar për ti bërë ballë çdo sulmi, ka vetëm një qëllim – të mbaj presidentin gjallë.

“Cadillac One” kushton rreth një milion e gjysmë dollarë dhe peshon 9 mijë e 72 kilogram.

Autokolona Presidenciale e SHBA-ve

Çdo agjent i shërbimit sekret duhet të kalojë një kurs pesë-ditor të drejtimit mbrojtës dhe ata që përfundojnë në timonin e ‘bishës’ së presidentit marrin përsipër trajnime edhe më të avancuara.

Dyert janë 20 centimetra të trasha, dritaret janë antiplumb dhe dyshemeja është ndërtuar mbi një shtrat kamioni të modifikuar me pllaka dyshemeje të blinduara për t’u mbrojtur nga bombat dhe granatat, madje është e mbyllur edhe hermetikisht – me furnizimin e vet me oksigjen – për të parandaluar sulmet fizike.

Kur presidenti është në tranzit, në fakt makina që përmban presidentin nuk është e vetmja bishë e përfshirë, ka të paktën dy vetura identike të blinduara në çdo autokolonë, të dyja me targa regjistrimi që përputhen, kjo për aryse që sulmuesit e mundshëm të mos kenë asnjë ide se cila prej tyre përmban presidentin dhe këto dy automjete përbëjnë vetëm një pjesë të autokolonës së njohur si “paketa e sigurt”.

Automjetet në ‘paketën e sigurt’ janë të dizajnuara për t’u shkëputur nga autokolona nëse ndodh një sulm. Makina bllokon çdo eksploziv në distancë që mund të jetë në rrugë duke përdorur dy antena që dërgojnë një gamë të madhe frekuencash radio të cilat bllokojnë çdo sinjal aktivizimi të bombës.

Ajo gjithashtu ka sensorë të luftës elektronike që zbulojnë nëse lëshohet një raketë ‘RPG’ ose antitank, besohet se nëse zbulon një raketë, makina do të lëshonte bombola tymi në një paketë të sigurt për të hedhur granata dhe ose raketa, megjithatë kjo është vetëm spekulim.

Edhe një mori motoçikletash të njohura si ‘Sweepers’ vëzhgojnë rrugën përpara dhe transmetojnë informacione në makinën kryesore për autokolonat pas tyre, motoçikletat janë përgjegjëse për të hapur rrugën për autokolonën duke i nxjerrë makinat nga rruga dhe duke bllokuar rrugët apo kryqëzimet, ky rol mund të duket i thjeshtë, por nëse autokolona duhet të devijohet për çfarëdo arsyeje edhe makinat pilot duhet të jenë në gjendje të reagojnë dhe të komunikojnë aq shpejt.

Autokolona Presidenciale e SHBA-ve

Një shembull i kësaj ishte në vitin 1996, kur presidenti i asaj kohe, Bill Clinton ,ishte duke vizituar Filipinet dhe kishte planifikuar të takohej me një politikan lokal në Manila gjatë udhëtimit, oficerët e inteligjencës morën një mesazh që përmbante fjalët ‘urë’ dhe ‘martesa’, duke bërë kështu që këmbanat e alarmit që bien përgjatë autokolonës, kjo sepse “martesa” dihej të ishte një kod për fjalën “vrasje” autokolona e devijoi rrugën nga ura e ardshme dhe më pas u gjet se nën atë urë kishte pasur një bombë.

Pas paketës së sigurt është një flotë automjetesh mbështetëse, duke përfshirë makinën ID, e cila lidhet me agjencitë e tjera kundërmbikëqyrëse, rrugoren e cila vepron si qendër e komunikimit celular dhe njësia e zbutjes së materialeve të rrezikshme që përmban pajisje dhe personel që mund t’i përgjigjet kimikateve, bërthamore dhe sulmet biologjike.

Udhëtimi me makinë shihet si një nga momentet kur presidenti është më i pambrojtur, kështu që autokolona do të përdoret vetëm për udhëtime prej 30 minutash ose më pak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore