Shqipëria

Sejko: Vlera e kartëmonedhës është ajo e shkruar mbi të


Të mërkurën e 17 nëntorit në ambientet e Bankës së Shqipërisë u organizua hapja e fushatës ndërgjegjësuese “As i vjetër e as i ri, jam thjesht Lek”.

Kjo iniciativë e re e Bankës së Shqipërisë, ka si qëllim edukimin financiar të publikut me qëllim çrrënjosjen graduale të përdorimit të termave të gabuar “lek i ri” dhe “lek i vjetër”.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, u shpreh se vlera e kartëmonedhës është ajo e shkruar mbi të.

Sipas tij, është e gabuar që disa kategori flasin ende për “lek të vjetra” dhe “të rinj”.

Sejko theksoi se këto terma shkaktojnë konfuzion. Ai deklaroi se nga një anketë ka rezultuar se për vlerën ‘500 lekë’, 54% e të anketuarve thonë “5 mijë”.

“Të mos e çojmë këtë mesazh të gabuar te brezi i ri. Ta lëmë pas përgjithmonë terminologjinë e gabuar”, tha guvernatori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore