Shqipëria

Sejko ndan sfidat që prekin ekonominë shqiptare, në fokus digjitalizimi i parasë


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka ndarë disa nga sfidat që kanë prekur sektorët e ndryshëm ekonomikë.

Përveç inflacionit, ai theksoi se inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi janë ndër më kryesoret.

“Shoqëritë, ekonomitë dhe sistemet tona financiare janë nën presion nga burime të ndryshme: luftërat, tensionet gjeopolitike në rritje, ndryshimet demografike, përshkallëzimi i ngjarjeve ekstreme klimatike, inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi i financave e parasë. Këto sfida kanë shkaktuar pasoja negative në zinxhirët e prodhimit dhe të furnizimit, kanë ndikuar tregjet e punës”, thotë ai.

Si rezultat, bën me dije guvernatori “kanë nxitur ndryshime strukturore të cilat kanë ndikuar produktivitetin, kostot, stabilitetin e çmimeve, si dhe stabilitetin e përgjithshëm makroekonomik e financiar”.

Sejko vlerësoi se ky tranzicion ku disa fusha po zëvendësojnë sektorët tradicional të ekonomisë po rrit presionin ndaj tregjeve të punës.

“Rezultat i këtij tranzicioni janë: aktiviteti ekonomik i përshpejtuar, pozicioni i përmirësuar i sektorit të jashtëm dhe qëndrueshmëria e rritur. Megjithatë, ky tranzicion ushtron presion edhe mbi tregjet e punës tashmë të prekura nga emigracioni”.

Shqipëria “rrezikohet” nga inflacioni në rritje

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore