Së shpejti – një film dokumentar kushtuar Celine Dion

SHFLETO
Labinot Nimani
30.09.2021 14:08
Loading Icons...

Këngëtarja, franceze-kanadeze, Celine Dion, një nga artistet më të njohura të regjistrimit të të gjitha kohërave, ka nisur rrugën për krijimin e një filmi dokumentar për jetën dhe karrierën e saj që do të drejtohet nga regjisorja e nominuar për “Oscar”, Irene Taylor.

Prodhimi veç se ka filluar për filmin, titulli i të cilit akoma mbetet sekret, ndërsa është produkt i “Sony Music Entertainment (SME), në partneritet me “Sony Music Entertainment Canada” dhe “Vermilion Films”.

“Dokumentari do të shërbejë si tipar përfundimtar për një nga interpretuesit më të njohur, të respektuar dhe të suksesshëm në historinë e muzikës pop”, thanë drejtuesit e kompanisë filmike.

Celine Dion

Ndërsa, vetë, Dion, deklaroi – “Unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur me fansat e mi, dhe me ndjeshmërinë dhe krijimtarinë e saj të menduar mendoj se Irene do të jetë në gjendje t’i tregojë të gjithëve një pjesë timen që nuk e kanë parë më parë”.

“E di që ajo do ta tregojë historinë time në mënyrën më të sinqertë dhe të përzemërt”, ka shtuar ajo.

Dion ka shitur më shumë se 250 milionë albume në të gjithë botën dhe ka fituar shumë çmime “Grammy”.

Singlet e saj të suksesshëm përfshijnë “Because you loved me”, “Power of Love” dhe “My heart will go on” – e cila njëherësh ishte edhe kënga e filmit të famshëm “Titanic”.

Edhe Taylor, po ashtu është e suksesshme në fushën e saj, ndërsa ka fituar çmime të rëndësishme si në “Oscars”, “Sunday Film Festival” e shumë të tjera.

Irene Taylor

“Vazhdimi i këtij udhëtimi me një artiste legjendare si Celine Dion është një mundësi e jashtëzakonshme për mua si”, tha Taylor në një deklaratë.

“Duke pasur qasje për të shqyrtuar jetën e saj dhe karrierën e paimitueshme, do të më lejojë të krijoj një portret të shumanshëm të një superylli ikonik, global, të cilin mezi pres ta ndaj me botën”, shtoi ajo.

Celine Dion.

Dion u bë e famshme gjatë adoleshencës me albumet e saj të hershme në frëngjisht, pastaj lëshoi ​​albumin e saj të parë në gjuhën angleze, “Unison”, në vitin 1990.

Celine Dion dhe Rene Angelil.

Ajo u bë një objekt i vëmendjes së tabloidit pasi u martua me menaxherin e saj, Rene Angelil, i cili ishte 26 vjet më i madh se ajo, e që bashkë kishin tre fëmijë.

Viti 2021 pritet ta rikthej Dion në qendër të vëmendjes pasi që ajo do të nis muajin nëntor me gjithsej 10 koncert.

Turneu i saj “Courage World”, i ndërprerë vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid, do të rifillojë në të gjithë Amerikën e Veriut dhe Evropë në pranverë dhe verë të vitit 2022.

“Sony Music Entertainment” do të financojë dhe shpërndajë filmin dhe Krista Wegener, nënkryetare e lartë e kësaj kompanie, është cilësuar për të udhëhequr shitjet globale të filmit.