Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nuk japin informata për rastet aktive në 12 komuna, ku kryesisht drejtohen prej serbëve në Kosovë.
Ende nuk dihet nëse këto komuna nuk i përgjigjen MSH-së dhe IKSHPK-së, por në raportin e fundit të publikuar nuk janë raportuar numrat e të infektuarve në Zveçan, Zubim Potok, Ranillug, Partesh, Novobërdë, Mitrovicë e Veriut, Mamushë, Leposaviq, Kllokot, Junik, Shtërpcë dhe Graçanicë.
Ndërkohë, me më së shumti raste aktive me COVID-19, është sërish Prishtina, ku gjithsej janë 4045 raste, raporton KP.
Të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 14 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 583 persona të infektuar.
Numri i të infektuarve vjen nga 9 mijë e 634 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 1 mijë e 944 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 18 mijë e 548.
Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 19 mijë e 807.
Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 660 mijë e 100 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 355 mijë e 633.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin e quan Putinin “udhëheqës të madh”, kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
Osmani për punësimin e vëllait të saj në BQK: Ka përvojë mbi 15 vjeçare, është i shkolluar – s’është analfabet
-
Staroviç: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor – shkaktari i vetëm i kësaj situate jonormale është Kurti
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Plagosja në Malësi të Madhe, dy grupe të RENEA-s nisen në kërkim të autorit
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
Ndihmëssekretari i NATO-s kritikon Kosovën për “hapa të njëanshëm” në Veri, Serbisë i kërkon t’i mbajë përgjegjës autorët e sulmit të Banjës