Lajme

Schröder refuzon pozicionin e ofruar nga Gazprom


Gerhard Schröder – nga kritikat e shumta – ka humbur përfitimet nga lidhjet e ngushta me kompanitë shtetërore ruse të gazit.

Ish-kancelari gjerman ka refuzuar një nominim në bordin e kompanisë ruse të energjisë Gazprom.

Kjo sipas një postimi në LinkedIn-in personal të tij.

Më herët të martën, konglomerati shtetëror rus Gazprom kishte konfirmuar nominimin e tij të Schröder-it për një vend në bordin e tij mbikëqyrës, por 78-vjeçari tha se i kishte thënë Gazprom shumë kohë më parë se nuk ishte i interesuar të merrte këtë rol.

“Unë tashmë ia kam thënë kompanisë këtë”, tha ai.

Humbja e statusit

Ngurrimi i Schröder-it për të ndërprerë lidhjet e tij të biznesit me Rusinë pas pushtimit të saj në Ukrainë është kritikuar në të gjithë spektrin politik në Gjermani.

Javën e kaluar, u vunë në lëvizje masa për t’i hequr disa përfitime që ai gëzonte si ish-kancelar, si për shembull një zyrë në Bundestag.

Të premten, firma ruse e naftës Rosneft njoftoi se Schröder po largohej nga bordi pas pesë vitesh, një ditë pasi Gjermania i hoqi atij këto përfitime.

Biznesmeni gjerman dhe CEO i Nord Stream 2 Matthias Warning gjithashtu bëri të njëjtën lëvizje.

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që kërkon sanksione ndaj Schröder-it dhe figurave të tjera politike të BE-së me lidhje financiare me Rusinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore