Schneeberger publikon letrën dërguar Macronit për liberalizimin e vizave të Kosovës

SHFLETO

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

 

Altina Marmullaku
22.06.2022 10:33
Loading Icons...

Peticionin për heqjen e vizave për Kosovën, të cilën e ka iniciuar ditë më parë, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, deri tash e kanë nënshkruar pothuajse 16 mijë qytetarë.

Shchneeberger, i ka shkruar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, duke i kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, në prag të mbajtjes së Samitit të BE-së në Bruksel.

Gjithashtu, ajo i ka dërguar edhe peticionin me nënshkrimet që kërkojnë një gjë të tillë.

Shchneeberger, ka bërë të ditur se tri javë më parë ka qenë në Kosovë ku ka pasur përshtypje të mira duke thënë se, “nuk është e drejtë që një popull brenda Evropës të jetë i izoluar”.

“Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm, nuk mund të shkojnë në festa familjare dhe bizneset përballen me vështirësi”, ka thënë ajo.

Ndërsa, në letër tregohet se vizat kanë edhe shpenzime dhe kjo ia vështirëson jetën popullit të Kosovës.

Samiti i 23 qershorit është përmendur si datë ku mund të shprehet optimizëm për dhënien e dritës së gjelbër për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave por Franca dhe Holanda konsiderohen dy shtetet më skeptike për këtë proces.