Kosova

Schallenberg: S’ka rrugë të shkurtër për Kosovën e Serbinë drejt BE-së


Aleksandër Schallenberg

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksandër Schallenberg, deklaroi të enjten se nuk ekziston një rrugë e shkurtër për Kosovën e Serbinë drejt Bashkimin Evropian (BE), duke i bërë jehonë rëndësisë së vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, derisa ritheksoi mbështetjen austriake për rrugën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk ka rrugë të shkurtër për Kosovën dhe Serbinë. Evropa është shumë aktive në këtë çështje dhe për fat të mirë nuk kemi arritur në një pikë pa kthim. Megjithatë, ka pasur progres, por së fundmi pamë një situatë shqetësuese në veri të Kosovës”, deklaroi ai në margjinat e forumit i 13-të të Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR), i cili mbahet në Austri.

Qeveria e Austrisë prej kohësh synon të mbështesë stabilitetin dhe ekonominë e rajonit, por edhe forcimin e dialogut posaçërisht për çështje të politikës së jashtme, deri në anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian në dritën e “fërshëllimes” së zgjerimit.

Nga gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës, të gjitha ose kanë statusin e kandidatit për anëtarësimin e ardhshëm në klubin eksluziv evropian, ose kanë nisur tashmë negociatat e pranimit. Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por blloku ende se ka shqyrtuar për shkak të tensioneve Prishtinë-Beograd.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore