Lajme

SBU-ja ukrainase arrestoi një spiun bjellorus


Shërbimi i Sigurisë ukrainase ka arrestuar një spiun bjellorus gjatë 20 marsit.

Ndër të tjera, autoritetet vendase kanë ndaluar edhe disa bashkëpunëtorë pro-rusë.

Lajmi konfirmohet pikërisht nga zyra e shtypit të SBU-së.

Shtetasi bjellorus po mblidhte informacion për forcat ruse në lidhje me vendosjen dhe lëvizjen e pajisjeve të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe gjendjen e mobilizimit në rajon.

Më vete, inteligjenca ukrainase zhvilloi një hetim në rajonin e Luhansk-ut.

Në të përfshihej, Ivan Filiponenko, i cili është përfaqësues i “shërbimit të shtypit” të të ashtuquajturit “LPR”.

Ky i fundit, deklaroi publikisht se Rubizhne “gjoja” iu dorëzua pushtuesve.

Gjatë ditës së kaluar në rajonin e Dnipropetrovsk-ut, SBU-ja arrestoi gjithashtu një agjitator pro-rus.

Ai shpërndante materiale të rreme të dobishme për Kremlin-in në rrjetet sociale dhe mblidhte të dhëna për aftësinë mbrojtëse të Kiev-it dhe Dniepr-it.

“Tani të gjithë bashkëpunëtorët janë ndaluar dhe do të përgjigjen për veprimet e tyre para ligjit”, thuhet në mesazhin e SBU-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore