Lajme

Sarrazini nis takimin me Kurtin


Albin Kurti dhe Manuel Sarrazin

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka nisur takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë, një ditë pas sulmit terrorist në hyrje të fshatit Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – ku një grup i armatosur qëlloi me armë zjarri mbi trupat e Policisë së Kosovës, duke shuar jetën e një zyrtari policor.

Vizita e Sarrazit është paralajmëruar të dielen nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, pas tensioneve në veriun e Kosovës, ku një grup terrorist ngriti në nivele të skajshme shkallën e egërsisë, i cili, pas vrasjes së policit kosovar në krye të detyrës dhe plagosjes së dy të tjerëve, gjeti strehë në Manastirin e Banjskës, ku u barrikadua për orë të tëra.

Kjo bandë që cenoi sigurinë dhe paqen në veriun e trazuar të vendit, u neutralizua nga Policia e Kosovës dhe operacioni policor gëzoi mbësheje të gjërë ndërkombëtare. Tre pjesëtarë të bandës terroriste u vranë, tre të tjerë u plagosën dhe gjashtë u arrestuan, ndërsa të tjerët u arratisën në Serbi.

Dita e hënë (25 shtator) do të jetë ditë zie kombëtare në nderim të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në pjesën veriore të Kosovës të banuar kryesisht me serbë etnikë pas një sulmi të organizuar nga një grup kriminal ende i paidentifikuar saktë për organet e rendit.

E raundi i fundit i negociatave diplomatike nën kujdesin e Bashkimit Evropian (BE) përfundoi me pozicione të acaruara nga të dy palët dhe me “pasione të pashuara” dhe ndërsa diplomatët në Bruksel e Uashington po e humbin gradualisht kontrollin, skenën kanë filluar ta zotërojnë bandat krimnale të inkursuara nga Serbia.

Republika në zi kombëtare

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore