
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se Sarrazin e ka mikpritur atë në shtëpinë e tij në Hamburg të Gjermanisë.
“Në Hamburg, në shtëpinë e Manuel Sarrazin, të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor”.
“E falenderova për gjithë përkrahjen gjermane ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me arsyen e takimit me diplomatin gjerman.
Ndërkohë, energjia e diplomatëve perëndimorë është përqendruar në propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emanuel Macron.
Gjithashtu, gjatë javës së ardhshme pritet që Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë në kuadër të diskutimeve për hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në përputhje me planin e ashtuquajtur franko-gjerman.
/Albanianpost.com-
Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA që nuk duhet humbur nga gratë dhe vajzat
-
Sherr në lokal, adoleshenti plagos rëndë moshatarin
-
“S’e thyen as Millosheviç-in sanksionet”, propagandisti rus gëzohet me deklaratën e Milanoviç-it: Mirë që ka njerëz të tillë në Evropë
-
Fluturon, fluturon… Albin Kurti!