Shije

Santorini, ishulli më i vizituar në Greqi


I cilësuar si ‘ishull magjik’, Santorini ofron pamje skepatakolare. Palzhe të zeza dhe kuqe si dhe perëndim mbresëlënës. Një vend përrallor i cili me destinacionet perfekte tërheq shumë vizitorë sidomos gjatë sezonit veror. E veçanta e këtij ishulli është se ai lidhet me shumë ishuj të tjerë të arkipelagut, gjë e cila iu jep mundësi vizitorëve që të kalojnë nga një ishull në tjetrin.

Thera antike është një tjetër qytet antik i Santorinit që ndodhet mbi majën e malit më të lartë mbi Kamari i cili ofron një peisazh të bukur të vendit. Në këtë vend gjenden  fushat e futbollit, basketbollit , vollejbollit që shfrytëzohen nga njerëzit që pëlqejnë sportet. Padyshim që në Santorini nuk mungojnë hotelet dhe apartamentet e përshtatshme për cdo buxhet si dhe performancat muzikore të cilat interpretohen nga këngëtarë dhe muzikantë ndërkombëtarë gjatë muajit gusht dhe shtator, të cilët janë edhe muajt më të frekuentuar nga turistët.

 

Santorini është një ndër vendet më tërheqëse të Greqisë dhe si i tillë vizitat në këtë vend janë gjithmon të shumta por periudha  prill- nëntor  është përcaktuar si periudha më fantastike për të vizituar këtë vend mbase sepse koha me diell ndërthuret me natyrën e bukur të Santorinit dhe pamja e këtij vendi duket mbresëlënëse. Muaji korrik dhe gusht janë muajt më të nxehtë  dhe numri i turistëve është tepër i lartë.Në muajt e tjerë ka më pak turistë dhe cmimi i hoteleve është më i ulët. Kohët e fundit edhe në muajin janar dhe shkurt numri i vizitorëve është rritur dhe hotelet janë gjithmon në shërbim të tyre pa pushim fare.

Perissa dhe Previlous

Perisa dhe Previlous janë ndër plazhet më  bukura të frekuentuara më shumë nga të rinjtë .Ato njihen për klubet e bukura dhe jetën e natës si dhe restorantet dhe akomodimet luksoze që u ofrohen turistëve.

Plazhi I kuq

Rëra dhe guralecët këtu janë të kuqe dhe pamja është mahnitëse.Nuk ka asgjë më të bukur këtu se sa peisazhi unik.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore