“Sanksionet ndaj Kosovës të hiqen menjëherë, të merren masa të dhimbshme për Vuçiç-in”

SHFLETO

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

Dini Fetahu
14.10.2023 20:05
Loading Icons...

“Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe ndaj [Aleksandër] Vuçiç-it të merren masa aq të dhimbshme për të, saqë ai vjen në vete, ndal përshkallëzimin e tij dhe punon seriozisht për zgjidhjen e konfliktit”.

Kështu ka thënë këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, përmes një postimi në platformën X, pas konfiskimit të një numri të konsiderueshëm të armatimit këtë të shtune në Veri të Kosovës.

Për Schneeberger, zbulimi dhe konfiskimi i këtyre armëve, të cilat janë në vazhdën e aksionit të Policisë së Kosovës pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit, është tregues i qartë se “rreziku ende nuk ka kaluar”.

“Shpresoj që tani secili e kupton se sa eskalues i rrezikshëm është Vuçiç dhe Serbia”, shkroi.

Lexo edhe këtë: Armatimi i konfiskuar në Veri, Sveçla: E bën të qartë edhe për ndërkombëtarët gjerësinë planit të Serbisë për aneksimin e Veriut

Prandaj, pohon ajo, “të sjellurit butë ndaj Vuçiç-it më në fund duhet të marrë fund”.

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger.

“Ne nuk kemi nevojë për një vend tjetër terrori dhe lufte pas tmerrit në Ukrainë, Nagorno Karabakh, Izrael”, vlerëson këshilltarja lokale e BE-së.

Ndryshe, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, në një komunikatë të përbashkët për media, gjatë ditës, kanë bërë të ditur se ka përfunduar kontrolli në shtatë lokacione në Veri të Kosovës, ku ka gjetur armë, municione, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarek.

“Prokuroria Speciale njofton se me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023. Po ashtu, ju njoftojmë se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë”, thuhet fillimisht në komunikatë për media.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv.

“Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes”.

Sulmi terrorist në Banjë, Policia e Kosovës sërish kryen bastisje në Veri