Lajme

Sanksionet kundër oligarkëve rusë nuk do të hiqen kurrë, thotë zyrtarja britanike


Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss beson se sanksionet e vendosura kundër oligarkëve rusë nuk do të hiqen kurrë.

Kjo deklaratë erdhi gjatë një interviste për britaniken “The Times”.

“Është jashtëzakonisht e vështirë. Këta oligarkë e kanë lejuar Vladimir Putin-in të bëjë atë që bën. Ka gjak në duart e tij”, thotë Truss.

Ajo beson gjithashtu se oligarku rus dhe ish-pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich nuk do të jetë në gjendje të kthehet në Britani.

Perëndimi duhet të nxjerrë një mësim nga fakti se nuk ka bërë mjaftueshëm për të frenuar Rusinë që nga Lufta e Ftohtë, shtoi më tej diplomatja britanike.

“Ajo filloi në fund të Luftës së Ftohtë, kur ne shkurtuam shpenzimet tona të mbrojtjes. Unë mendoj se Perëndimi filloi të zhgënjejë rojet e tij gjatë viteve të Blair (Tony Blair – kryeministër britanik 1997-2007) dhe ka vazhduar deri më tani”, theksoi Truss.

Pajtimi me regjimet autoritare, sipas zyrtares britanike, nuk duhet të ndodhë më.

“Gjatë 20 viteve të fundit, ka pasur shumë pajtime me regjimet autoritare për rritjen tregtare dhe ekonomike, shumë pakujdesi dhe vëmendje të pamjaftueshme ndaj sigurisë dhe mbrojtjes. Ky është një problem i zakonshëm… Në përgjithësi, bota e lirë i ka kushtuar shumë vëmendje blerjes së naftës së lirë, elektronikës së lirë, mallrave të lira në kurriz të lirisë dhe sigurisë sonë”, ravijëzoi në përmbyllje sekretarja e Jashtme britanik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore