Lajme

Sanksione evropiane ndaj Iran Air


Në pritje të një vendimi në nivel evropian, Franca dhe Gjermania i janë bashkuar Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në bllokimin e aftësisë fluturuese të Iran Air.

Kjo për të sanksionuar furnizimin me raketa iraniane në Rusi.

Mbështetja e Teheranit për luftën e Rusisë kundër Ukrainës duke furnizuar raketa përbën një përshkallëzim dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë evropiane, kanë thënë fuqitë perëndimore.

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, konfirmoi të martën se kishte marrë konfirmimin për furnizimin me raketa iraniane në Rusi dhe njoftoi përgatitjen e sanksioneve.

Ai saktësoi se miratimi i këtyre masave duhet të vendoset unanimisht nga të 27-të, gjë që shpjegon vendimin e Francës dhe Gjermanisë për të mos pritur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore