Futboll

San Marino vs Shqipëri – formacionet zyrtare


Ora 20:45 i rezervohet Kombëtares Kuqezi e cila fluturon në Serravalle të Italisë, për t’u përballu me vendasit e Principatës së San Marino-s në stadiumin “Olimpico”. San Marino është vendosur në vendin e fundit të Grupit I ku veç Kuqezinjve përfshihet Polonia, Hungaria, Anglia dhe Andorra.

Edy Reja, trajneri italian i kombëtares së Shqipërisë, do të adaptoj formacionin 4 – 3 – 3 me:

Strakoshën në portë; Djimsiti, Hysaj, Ajeti dhe Veseli në mbrojtje; Ramadani, Laçi dhe Bare në mesfushë; Manaj, Broja dhe Lenjanin në sulm.

Krahu i San Marino-s hyn në fushën e blertë me 5 – 3 – 2:

Benedettini-n në portë; Battistini, Fabbri, Simoncini, Rossi dhe Palazzi në mbrojtje; Tomassini, Golinucci dhe Mularoni në mesfushë; Berardi dhe Nanni në sulm.

Shqiponjat Kuqezi renditen në vend të katërt me një fitore kundër Andorra-s në fushën e tyre (0 – 1) dhe një humbje kundër Anglisë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës (0 – 2).

Veç vendit të gjashtë dhe të fundit në Grupin I, San Marino renditet edhe nga vetë FIFA si ekipi më i dobët në botë; bashkë më ato kundër Hungarisë (0 – 3) dhe Anglisë (5 – 0), San Marino shënon nëntë humbje radhazi në kampionatet ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore