Pajisje

Samsung-u tejkalon pritshmëritë prej kërkesës solide për çipa


Kompania Samsung ka raportuar një rritje prej 50 për qind në të ardhurat operative tremujore, duke shënuar fitimin më të lartë të tremujorit të parë që nga viti 2018.

Kjo i ka mposhtur pritshmëritë e analistëve pasi kërkesa solide mbështeti çmimet për çipat e memories.

Fitimet janë mbështetur po ashtu nga shitjet e shpejta të telefonave inteligjentë në tremujor, së bashku me një ndërprerje në një fabrikë rivale të çipave NAND Flash.

Përmes një publikimi paraprak të fitime, Samsung-u raportoi 11.6 miliardë dollarë fitime.

Sakaq, të ardhurat kanë të ngjarë të rriten me 18 për qind nga e njëjta periudhë e një viti më parë në një rekord prej 77 trilionë dollarësh.

Çka është gjithashtu mbi pritshmëritë.

“Udhëzimi i mposhti pritjet e tregut, ndoshta për shkak të dërgesave të çipave të memories dhe çmimeve që ishin më të mira se sa pritej”, ka sqaruar analisti Park Sung-soon.

Referuar analistëve, kërkesa solide nga klientët e qendrës së të dhënave, shpenzimet e kujdesshme të investimeve nga prodhuesit e çipave dhe zgjerimi i kufizuar i kapacitetit, kanë nxitur fitimet e kompanisë.

Këto të fundit përbëjnë gati gjysmën e fitimeve totale të Samsung-ut.

Gjithashtu ka të ngjarë të ketë përfituar nga një ndërprerje në një fabrikë rivale çipash NAND Flash në pronësi të Kioxia të Japonisë dhe firmës amerikane Western Digital për shkak të kontaminimit të lëndëve të para.

“Pas çështjes së kontaminimit në Kioxia, mendoj se ka pasur porosi të nxituara për çipat NAND Flash të bëra në Samsung për produktet që ishin menduar të siguroheshin nga Kioxia”, ka treguar Park.

Samsung-u ka dërguar rreth 72 milionë telefona inteligjentë në tremujorin e parë, rreth 11 për qind më pak nga një vit më parë, kryesisht për shkak të një lëshimi më të vonshëm se zakonisht të telefonit Galaxy S22.

Seria Galaxy S22 arriti të shiste globalisht rreth 50 për qind më shumë në javën e parë pas nxjerrjes në fund të shkurtit se sa modeli i mëparshëm S21.

Deri në fund të marsit, kompania mendohet të ketë dërguar më shumë se gjashtë milionë njësi të serisë S22.

 

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore