Pajisje

Samsung-u parashikon rritje të fitimit tremujor me 53%


Kompania teknologjike, Samsung Electronics, ka njoftuar mes një mungese globale të çipave se pret që fitimi i saj tremujor të rritet me 53 për qind.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se prodhuesi më i madh i çipave të memories në botë dhe krijuesi i smartphone-ve, parashikon që fitimi operativ për tre muaj deri në fund të qershorit të jetë 11 miliardë dollarë.

Sipas Samsung-ut, kërkesa e madhe për çipat e memories kishte kompensuar shitjet më të dobëta të pajisjeve për shkak të mungesës së përbërësve.

Në muajt e parë të pandemisë, një vit më parë, , kompania e njohur pësoi rënie të shitjeve të produkteve të tilla si telefonat dhe televizorët.

Prej asaj kohë, kërkesa për përbërësit elektronikë u rrit pasi njerëzit u zhvendosën më shumë kah jetës së tyre në internet. Dhe shumë prodhues të çipave u përpoqën të mbanin hapin e kërkesës.

BBC shkruan se parashikimet e gjigantit elektronik të Koresë së Jugut lehtësisht prisnin pritjet e analistëve, duke sinjalizuar forcë të vazhdueshme për industrinë e teknologjisë.

Dhe nëse shifrat e deklaruara konfirmohen gjatë këtij muaji, ato do të shënonin fitimin më të madh të tremujorit të dytë të Samsung-ut që nga viti 2018.

Prodhuesit e çipave kompjuterikë në muajt e fundit kanë pasur fuqi shumë më të madhe për të rritur çmimet e tyre gjatë krizës historike të furnizimit.

Në muajin mars, shefi ekzekutiv i Samsung-ut dhe shefi i telefonisë celulare, Koh Dong-jin, u tha aksionerëve se “ekziston një çekuilibër serioz në furnizimin dhe kërkesën e gjysmëpërçuesve në sektorin e IT-së, globalisht”.

Gjithashtu u tha se kompania po punonte me partnerë të huaj për të përmbushur kërkesën pasi mungesat globale shkaktuan ndërprerje të furnizimit.

Mungesa e çipave: Cilat industri të tjera janë goditur?

BBC tregon se mungesa e çipave ka goditur rëndë prodhuesit e makinave, me prodhuesit kryesorë të motorëve në të gjithë botën që janë detyruar të ndalojnë prodhimin në kohë të ndryshme.

Markat e automjeteve duke përfshirë Ford-in, General Motors, Volkswagen-in dhe Jaguar Land Rover, në muajt e fundit kanë pezulluar të gjitha linjat e tyre të prodhimit.

Dhe jo më larg se muajin e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe komisionerja evropiane, Margrethe Vestager, zbuluan planet për të prodhuar më shumë çipa kompjuterikë në Evropë dhe SHBA.

Kjo nismë është një nga fokuset kryesore të një aleance të re teknologjike trans-Atlantike të njohur si Këshilli i Tregtisë dhe Teknologjisë.

Një deklaratë mbi një samit midis presidentit Biden dhe komisioneres Vestager përfshiu një premtim për të ndërtuar “një partneritet BE-SHBA mbi ribalancimin e zinxhirëve globalë të furnizimit në gjysmëpërçuesve”..

Për sa i përket Bashkimi Evropian, ai dëshiron të rrisë pjesën e tij në tregun global të prodhimit të çipave nga 10 për qind në 20 për qind dhe ka premtuar 150 miliardë dollarë drejt përpjekjeve.

Ndërkohë, SHBA-ja ka caktuar 52 miliardë dollarë për prodhimin e brendshëm të çipave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore