
Kompania koreano-jugore e pajisjeve elektronike, Samsung, ka deklaruar se fitimi i tremujorit të tretë ka të ngjarë të jetë rritur me 44% duke u pajtuar me pritshmëritë e analistëve.
Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se analistët ia atribuojnë rritjen shitjeve të shpejta të telefonave dhe televizorëve inteligjentë.
Mirëpo, kompania nuk lë pas as rënien e mundshme të fitimeve të ardhura nga çipat, të cilët janë përballur me një kohë ndalimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Parashikimi i kompanisë për fitimin operativ gjatë muajve janar-mars ka qenë 8.32 miliardë dollarë, çka përputhet edhe me parashikimin e analistëve.
Kjo për shkak se shitja e serisë kryesore të kompanisë, Galaxy S21, është shitur me një çmim të ulët fillestar që ka ndihmuar në rritjen e shitjeve të smatphone-ve të prodhuesit të madh koreano-jugor gjatë tremujorit të parë të vitit.
Nga ana tjetër, situata pandemike që përmes kufizimeve ka detyruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi ka ndikuar edhe në rritjen e shitjeve të televizorëve dhe pajisjeve të tjera shtëpiake.
Kompania Samsung nuk është e vetmja në llojin e saj që ka pasur rritje. Edhe LG Electronics ka deklaruar fitimin më të madh në tremujorin e parë janar-mars.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Mbi 13 mijë armenë janë larguar tashmë nga Nagorno-Karabakh
-
“Duhet hetim i plotë, si u futën 30 terroristë kaq të armatosur në Kosovë”, Buhler dhe Shea komentojnë sulmin në Veri