Pajisje

Samsung prezanton serinë e re Galaxy S23


Gjigandi korean i teknologjisë, Samsung, ka prezantuar zyrtarisht serinë më të re të telefonave, Galaxy S23, e cila me modelin e saj më të avancuar, S23 Ultra, është krejtësisht e përqendruar për nga kamerat më cilësore në botën e smartphone-ve dhe për drejt një performance të çmendur të procesimit të informacionit.

Aq i dukshëm ishte përqendrimi në “botën e kinemasë” që Galaxy mund t’u japë përdoruesve, sa vetë regjisori legjendar i Hollywood-it, Ridley Scott, ka realizuar një film me versionin e ri të telefonit.

Në shifra, një çmenduri prej 200 megapixel-ësh, është vendosur në kamerën kryesore të Ultra-s, duke përjetësuar kështu imazhe aq cilësore, sa edhe ai, i cili më parë dukej si sfond, tashmë mund të kthehet në një fotografi më vete.

Falë teknologjisë së re të optimizuar ndërkaq, vetë përpunimi i pixel-ëve ndryshon në varësi të fotografive tek telefonët Galaxy, duke u përmbajtur në mjedisin dhe kohën e caktuar të shkrepjes, qoftë kjo ditën, apo edhe natën, me aftësitë e përmirësuara të “Nightography”.

Sa i përket aspektit video, tashmë ato 4k do të jenë të mundura të filmohen në 60 frame për sekondë.

Ndërsa, opsioni i videove 8k, do të shkojë deri në 30 frame për sekondë dhe me një kënd të gjerë ekrani, duke e maksimizuar fushëpamjen dhe horizontin e vetë videos.

Me një ekran prej 6.8 inch, në peshë 234 gramë, 12 gigabyte ram dhe bateri prej 5 mijë mAh, Galaxy S23 Ultra është dukshëm telefoni për t’u blerë.

Pas gjithsesi, nuk mbeten as dy të tjerët, me një ridimensionim të sistemit të pasëm të kamerave, i cili ngjan tashmë më shumë me ato të modelit Ultra.

Bateria, duke parë edhe ankesat mbi modelin e vitit të shkuar, është rritur në kapacitet, me Galaxy S23 Plus, i cili shkon në 4 mijë e 700 mAh dhe në 3 mijë e 900 për modelin bazë S23.

Ngjyrat për këtë vit?

Katër nuanca sërish, ku mund të zgjidhet mes të gjelbrës (tashmë klasike të Galaxy-t), krem, vjollcë e hapur dhe e zezë e tejdukshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore