Pajisje

Samsung paralajmëron publikimin e Galaxy S23 FE dhe Galaxy Tab S9 FE


Samsung ka plan të publikoj modelin Galaxy S23 FE dhe Galaxy Tab S9 FE, vitin aktual.

Megjatëse nuk është paralajmëruar që këto produkte do të debutonin në konferencën IFA të javës së ardhshme, një burim i besueshëm, Max Jambor, sugjeron se Samsung do të organizojë një ngjarje të veçantë në tremujorin e katërt të vitit.

Samsung Galaxy S23 FE dhe Galaxy Tab S9 FE pritet të lansohen më vonë këtë vit

Kjo ngjarje e veçantë pritet të përqëndrohet kryesisht në versionet “Fan Edition” të produkteve të tyre në veçanti, Galaxy S23 FE dhe Galaxy Tab S9 FE.

Megjithatë, ende nuk kemi informacion të detajuar mbi datën e saktë të këtyre produkteve, prandaj përdoruesit dhe entuziastët e teknologjisë duhet të presin për më shumë detaje nga Samsung.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore