Pajisje

Samsung konfirmon datën e eventit ‘Unpacked’


Samsung konfirmon eventin “Unpacked” të ardhshëm në Kore dhe raportohet për një event të veçantë në SHBA dhe Kanada.

Samsung ka konfirmuar zyrtarisht se eventi i saj i ardhshëm “Unpacked” do të zhvillohet në Kore në javën e fundit të muajit korrik. Megjithatë, një raport i ri sugjeron se do të ketë një event të veçantë “Unpacked” për tregun e Amerikës Veriore, SHBA dhe Kanada-së , i cili do të mbahet gjatë muajit gusht.

Samsung GALAXY Unpacked 2019 Event Recap galaxy note 10 note 10+ galaxy watch active 2 tab s6 s pen galaxy book s

Sipas raportit, data e konfirmuar për këtë event në SHBA është 11 gushti, apo disa javë pas datës në Kore, të cilën e raporton GSM Arena.

Viti i 2023 është i veçantë për Samsung, pasi është hera e parë që një event “Unpacked” organizohet në Kore.

Në eventin “Unpacked” pritet që Samsung të prezantojë modele si Galaxy Z Fold5, Galaxy Z Flip5, Galaxy Tab S9, Galaxy Tab S9+, Galaxy Tab S9 Ultra, Galaxy Watch6 dhe Galaxy Watch6 Classic/Pro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore