Pajisje

Samsung Galaxy S23 – të gjitha thashethemet deri më tani


Samsung – Galaxy S23 – pritet të arrijë më vonë këtë vit me një sërë veçorish të reja, duke përfshirë një dizajn krejt të ri, procesorë të përmirësuar, sisteme të reja kamerash dhe ndoshta disa ngjyra të reja.

Raportet sugjerojnë se Samsung Galaxy S23 Ultra do të përdorë një sensor periskopi, me zmadhim 10x dhe rezolucion 10MP.

Këto janë specifikat bazë që kanë modelet S21 Ultra dhe S22 Ultra (S20 Ultra kishte një kamerë periskopi 48MP 4x).

Megjithatë, ka ende vend për përmirësim në cilësinë e imazhit. Mbetet çështja e kamerës së dytë telefoto. Për momentin, nuk është e qartë nëse do të mbetet e njëjtë si më parë (kompania përdori një modul 10MP 3x për dy gjeneratat e fundit) apo nëse do të shohim disa përmirësime edhe këtu.

Samsung Galaxy S23 Ultra - 5G,200MP Camera,Snapdragon 898,16GB RAM/Samsung Galaxy S23 Ultra - YouTube

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore