Pajisje

Samsung Galaxy A15 gati për përdoruesit evropian


Samsung Galaxy A15 do të dal me versionet 4G dhe 5G në Evropë, sipas burimeve të publikimit holandez, GalaxyClub.

Ky model është konfirmuar të ketë një bateri të madhe prej 5,000 mAh (EB-BA156ABY) në përputhje me serinë Galaxy A14.

Specifikat e tjera të Samsung Galaxy A15 përfshijnë një ekran LCD 6.4″ 90Hz, një kamerë kryesore 50MP dhe një kamerë selfi 13MP.

Samsung Galaxy A15 in arrivo in Europa nelle varianti 4G e 5G - Matrice Digitale

Ky model 5G pritet të ketë një çmim prej 250 €, ndërsa varianteja 4G pritet të jetë më e lirë.

Kur marrim parasysh se Samsung Galaxy A14 5G u zbulua në janar të këtij viti dhe versioni 4G u publikua në shkurt, është e pritshme që Galaxy A15 të dalë zyrtarisht në treg gjatë të njëjtës periudhë vitin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore