Pajisje

Samsung është duke punuar në një unazë inteligjente


Raportohet se Samsung është duke punuar në një unazë inteligjente, e njohur si “Galaxy Ring”.

Sipas një raporti nga Koreja e Jugut, kompania ka bërë një marrëveshje me firmën japoneze Meiko për prodhimin e qarqeve, që do të fuqizojnë këtë pajisje të re.

Unazat pritet të kenë një performancë të mirë dhe do të zgjasin rreth një javë me një karikim të vetëm, duke mundësuar lidhjen Bluetooth për gjurmim nëpërmjet pajisjeve Android ose iPhone.

Thuhet se pozicionimi dhe kontakti i unazës me lëkurën, do të ofrojnë informacion më të detajuar për monitorimin e shëndetit dhe performancës fizike.

Pajisjet e serisë “Galaxy Watch” të Samsung tashmë kanë një numër sensorësh dhe veçori për monitorimin e shëndetit, “Galaxy Ring” do integrojë sensorët EKG dhe PPG për të siguruar funksione të avancuara. Megjithatë, detaje të plota rreth këtyre veçorive ende nuk janë bërë publike.

Emri i pajisjes nuk është ende i konfirmuar, pasi përveç “Galaxy Ring,” Samsung ka patentuar emrat e tjerë si “Galaxy One,” “Galaxy Pulse” dhe “Galaxy Rhythm

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore