Pajisje

Samsung do të bëjë shkurtime në prodhimin e çipave në mes të ngadalësimit ekonomik global


Samsung Electronics ka njoftuar se do të shkurtojë prodhimin e çipave pasi ka shënuar shifrat më të këqija të fitimit në gati 15 vjet.

Për gjigantin e teknologjisë koreano-jugore fitimet operative të tremujorit të parë ranë me më shumë se 96 për qind mes rënies së shitjeve të çipave të kujtesës në mbarë botën.

Fitimet e Samsung-ut në periudhën janar-mars pritet të bien në 455 milionë dollarë, një nivel më i ulët në 14 vjet, ka thënë kompania në një dosje rregullatorë.

Po ashtu kompani ka vënë në dukje “vazhdimin e kërkesës së dobët për produktet e IT-së që kanë përkeqësuar performancën e të gjithë sektorëve”.

Samsung-u, konglomerati më i madh i Koresë së Jugut, nuk e specifikoi se sa do të zvogëlonte prodhimin, por që shkurtimi do të ishte “domethënës”.

“Ne jemi duke ulur prodhimin e çipave të memories me një nivel domethënës, veçanërisht atë të produkteve me furnizim të siguruar”, ka hënë kompania në një deklaratë.

Njoftimi është shenja më e fundit se përkeqësimi i kushteve ekonomike globale po godet prodhuesit e çipave të Koresë së Jugut si Samsung dhe SK Hynix, të cilët kanë gëzuar vite të tëra fitimesh rekord në anën e pasme të kërkesës së furishme të çipave.

Samsung-u pa se fitimet u ulën me gati 70 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2022, gjë që u fajësua për erërat e kundërta, duke përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe inflacionin e lartë.

Samsung Group është më i madhi nga konglomeratet e drejtuara nga familja që kanë një rëndësi të madhe në ekonominë e Koresë së Jugut, duke zënë afërsisht një të pestën e produktit të brendshëm bruto (PBB).

Marrë nga “Al Jazeera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore