Ryanair: Ndërprerje të rrjetit, paraqituni në aeroport 3 orë para

Brixhilda Xhuraj
19.07.2024 10:14
Loading Icons...

“Aktualisht po përjetojmë ndërprerje të rrjetit për shkak të një dështimi global të IT të palës së tretë, i cili është jashtë kontrollit tonë”.

Kështu shkruan Ryanair në mediat sociale X duke i këshilluar të gjithë pasagjerët të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.

Reagimi i Ryanair vjen pas ndërprerjeve globale të hasura nga Microsoft që po prekin bankat, aeroportet dhe mediat.

“Nëse do të niseni sot dhe nuk jeni regjistruar ende për fluturimin tuaj, mund ta bëni këtë në aeroport. Ju kërkojmë falje sinqerisht për çdo shqetësim të shkaktuar si rezultat i këtij ndërprerjeje globale të IT-së nga palët e treta”.

Të fundit

Aktuale