“Rusia mbështet maksimalisht Serbinë për çështjen e Kosovës”

SHFLETO

Maria Zakharova

 

Dreni Himbeqa
18.02.2023 9:46
Loading Icons...

Serbia, thotë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e ka mbështetjen e plotë të Moskës zyrtare për çështjen e Kosovës, e cila sipas saj duhet të zgjidhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Rusia mbështet Serbinë në mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe interesave shtetërore”, ka thënë Zakharova, transmeton mediumi serb, Nova.rs.

Ndër të tjera zëdhënësja e MPJ-së ruse, ka theksuar se Rusia vlerëson marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira me Serbinë duke avokuar që të njëjtat të forcohen edhe më shumë.

“Bashkëpunimi ndërmjet Rusisë dhe Serbisë është strategjik dhe Moska dëshiron që ai të vazhdojë edhe në të ardhmen. Afërsia shpirtërore e dy popujve tanë ishte baza për zhvillimin e marrëdhënieve tona, të cilat i ndërtuam mbi mirëkuptimin dhe respektin reciprok. Bazuar në këtë parime, ne ende jemi duke zhvilluar bashkëpunimin me Serbinë të cilin e vlerësojmë si strategjikisht të rëndësishëm” ”, shton ajo.

Ndryshe Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të takohen me Josep Borrell në Bruksel me 27 shkurt me idenë e një pajtimi të përbashkët në parim për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë të mbështetur në Propozimin franko-gjerman (evropian).