Rusia konsideron se draft-statuti evropian privon Asociacionin nga “kompetencat ekzekutive” të pretenduara

SHFLETO

Maria Zakharova

 

Armat Matoshi
27.12.2023 12:34
Loading Icons...

Zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë (MPJ), Maria Zakharova, ka konsideruar të mërkurën se draft-statuti i propozuar nga Bashkimi Evropian (BE) për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, privon mekanizmin nga “kompetencat ekzekutive” të pretenduara, derisa ka bërë thirrje të respektohet Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Propozimi për shkrirjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në sistemin e qeverisjes kosovaro-shqiptare do ta privonte nga funksionet e rëndësishme ekzekutive. Nuk ka asnjë alternativë të qëndrueshme ndaj kuadrit ligjor ekzistues ndërkombëtar për arritjen e një zgjidhjeje”.

BE-ja ka propozuar një dukument për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në tetor të këtij viti, ndërsa i njëjti është pranuar në parim nga dy qeveritë respektive si “bazë e mirë” për të vazhduar përpara.

Propozimi për Asociacionit e Komunave me Shumicë Serbe thuhet se ka treguar kujdes ndaj “vijave të kuqe” të Kosovës: Vendimin e Gjykatës Kushtetuese (2015), letrën e ish-kryediplomates evropiane (2016) dhe qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) se ky mekanizëm për serbët nuk do të ketë kompetenca të zgjeruara ekzekutive.