Rusia kërcënon me veto në Këshillin e Sigurisë për Përfaqësuesin e Lartë në BeH

SHFLETO

Rusia si Anëtare e Përhershme në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara

 

Xhezair Dashi
02.11.2021 10:11
Loading Icons...

Rusia si Anëtare i Përhershëm i Këshillit të Sigurisë në Kombe të Bashkuara ka kërcënuar me vërjen e vetos ndaj rinovimit të mandatit të misionit paqeruajtës EUFOR në Bosnje dhe Hercegovinë lidhur me emërimin e Christian Schmidt si Përfaqësues të Lartë të vendit, njofton agjencia gjermane e lajmeve “dpa”, duke cituar burimet e saj.

EUFOR është forcë ushtarake e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, e cila mbikëqyr zbatimin e seksionit ushtarak të Marrëveshjes së Dejtonit.

Votimi për zgjatjen e mandatit ishte planifikuar të mbahej në Këshillin e Sigurimit të martën, por u shty për të mërkurën pasdite.

Autorizimi i mëparshëm i Këshillit të Sigurimit skadon të premten.

“Heqja e përmendjes së Përfaqësuesit të Lartë”, tregojnë burimet e “dpa”-së, “është çfarë ka kërkuar Rusia”.

Rusia dhe Kina u përpoqën të shfuqizojnë Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë në Këshillin e Sigurimit disa muaj më parë, me argumentin se ajo “nuk ishte më e nevojshme”.

Diplomatët perëndimorë në New York theksojnë se Këshilli i Sigurimit nuk mund të vendosë për fatin e Përfaqësuesit të Lartë, i cili emërohet nga Këshilli për Zbatimin e Paqes (PIC).

Përfaqësuesi i ri i Schmidt u konfirmua nga të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues të PIC, përveç Rusisë.

Një burim diplomatik, sipas agjensisë gjermane të lajmeve, tha se “Moska në negociatat e vazhdueshme për miratimin e misionit të EUFOR-it bëri thirrje për heqjen e çdo përmendjeje të Përfaqësuesit të Lartë nga Marrëveshja”.

Përndryshe të marten ishte caktuar që në Këshilli  e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të diskutohet situata në Bosnje dhe Hercegovinë dhe raporti i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në BeH të shqyrtohet në seancë. Kjo ishte publikuar në faqen zyrtare online të KS-së.

Banka Botërore duhej të votonte gjithashtu për zgjatjen e misionit ushtarak të Bashkimit Evropian në BeH, mandati i të cilit përfundon më 5 nëntor.

Anëtari serb i Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, ka deklaruar më herët se raporti i Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt për situatën në BeH nuk do të miratohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe vlerësoi se “ai është një pamflet propagandistik”.

Kur është fjala për misionin ushtaraj në BeH, Dodik tha se ai dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mendojnë se mandati i saj duhet të zgjatet, transmeton RTRS.