Lajme

Rusia kërcënon Finlandën me ndërprerje të gazit


Rusia mund të shkurtojë furnizime e saj me gaz në Finlandë.

Kjo një ditë pasi udhëheqësit finlandezë thanë se duhet të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n “pa vonesë”.

Politikanët kryesorë finlandezë janë paralajmëruar se Rusia mund të ndalojë furnizimet e saj me gaz të premten.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale, të cilat kanë cituar burime të paidentifikuara dhe pa specifikuar se nga erdhi paralajmërimi.

Nëse gazi rus ndërpritet, do të shkaktonte probleme të mëdha për disa industri finlandeze dhe prodhimin e ushqimit.

Ka qenë presidenti finlandez, Sauli Niinistö dhe kryeministrja e vendit Sanna Marin, të cilët kanë mbështetur zyrtarisht anëtarësimin e Finlandës në NATO.

“Tashmë që po afron momenti i vendimmarrjes do të shprehim edhe qëndrimet tona të përbashkëta për informimin e grupeve parlamentare dhe partive. Anëtarësimi në NATO do të forconte sigurinë e Finlandës”, shkruhet në deklaratën e përbashkët.

Sipas saj, si një anëtare e NATO-s, Finlanda do të forconte të gjithë aleancën e mbrojtjes.

“Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO si çështje urgjente. Shpresojmë që hapat kombëtarë që duhen ende për të arritur këtë zgjidhje do të ndërmerren me shpejtësi në ditët në vijim”, thuhet në një njoftim për shtyp të lëshuar nga Zyra e Presidentit.

Çfarë mund të ndodhë?

Finlanda ka qenë neutrale që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, pasi u pushtua nga Bashkimi Sovjetik.

Humbja e saj nga sovjetikët në konflikt rezultoi në heqjen e 10 për qind të territorit të saj dhe arritjen e një marrëveshjeje që e la atë të paguante dëmshpërblime dhe të godiste ata që kundërshtuan më ashpër Moskën.

Pavarësisht se u bashkua me BE-në në vitin 1995, ajo ka mbetur ushtarakisht e pavarur që atëherë.

Por që nga pushtimi i Ukrainës, Finlanda është në mesin e një numri vendesh që janë detyruar të rimendojnë marrëdhëniet e tyre me Rusinë.

Nëse bëhet kombi i 31-të në paktin mbrojtës, Finlanda do të shpresojë të përfitojë nga angazhimi ‘një për të gjithë, të gjithë për një’.

Kjo e fundit kërkon që të gjithë anëtarët t’i vijnë në ndihmë çdo shteti brenda aleancës i cili sulmohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore