Rusia kërcënon Bosnjën në rast të anëtarësimit në NATO, reagon Ambasada Amerikane në Sarajevë

SHFLETO

Ilustrim

 

Dreni Himbeqa
17.03.2022 17:50
Loading Icons...

Kërcënimet e fundit të ambasadorit rus Igor Kalabukhov se nëse Bosnja dhe Hercegovina bëhet anëtare e NATO-s do të ketë konsekuenca, sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme.

Bazuar në njoftimin e ambasadës amerikane, ata do të vazhdojmë të qëndrojmë me vendosmëri në krah të Bosnje-Hercegovinës ndërsa ajo ndërmerr hapat e nevojshme për të siguruar vendin e saj në komunitetin euro-atlantik.

“Asnjë palë e tretë nuk ka fjalë në marrëveshjet e sigurisë ndërmjet NATO-s dhe vendeve sovrane. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me vendosmëri në krah të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa ajo ndërmerr hapat e nevojshëm për të siguruar vendin e saj në komunitetin euro-atlantik të kombeve” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Twitter.

Ndryshe me rastin e deklaratës së ambasadorit të Federatës Ruse në Bosnje-Hercegovinë (BeH), Igor Kalabukhov, se nëse BeH bëhet anëtare e NATO-s, do të ketë reagim nga Rusia, ka reaguar edhe kryesuesi i Presidencës trepalëshe të BeH-së, Zheljko Komshiç, për çka ka thënë se vendosin vetë se a anëtarësohen ose jo në NATO.

“I dënoj ashpër kërcënimet e ambasadorit rus në BeH, duke komentuar mundësinë e anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës në NATO. Mesazhi i ambasadorit rus se do të pasojë reagimi i Rusisë, duke përmendur shembullin e sulmit të Ukrainës nga Rusia, është i paekuivok dhe i papranueshme për Bosnje-Hercegovinën”, tha Komshiç, transmetojnë mediat boshnjake.

Ai shton se vendimi i Bosnjë-Hercegovinës për anëtarësim në NATO mund të jetë vetëm vendim i institucioneve të BeH-së dhe jo arsye për të sulmuar Bosnje-Hercegovinën.