Ambasada e Rusisë në Serbi ka reaguar lidhur me vendimin e Prishtinës zyrtare për dëbimin e dy diplomatëve rusë, të cilët kishin vepruar në Kosovë në kuadër të Zyrës Ndërlidhëse Ruse.
Kjo ambasadë ka thënë se nuk e njeh vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shpalljen e dy diplomatëve rusë persona non grata.
Rusia konsideron se hapat e ndërmarr nga Prishtina zyrtare janë provokim.
“Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, dhe kështu ‘qeverinë’ e krahinës dhe ‘strukturat’ e tjera. Për ne, asnjë ‘vendim’ i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”.
“Bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne jemi duke bashkëpunuar me UNMIK-un për këtë çështje”, ka njoftuar zyra për media e ambasadës ruse në Beograd.
Ambasada ruse thekson se përpjekjet për të penguar diplomatët e akredituar në UNMIK që të kryejnë aktivitetet e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare janë absolutisht të papranueshme.
Diplomatët rusë të shpallur persona non grata nga Republika e Kosovës janë Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev, thuhet në vendimin e MPJD-së.
Osmani ka theksuar në Facebook se kjo është bërë për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, “i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetutës të Republikës së Kosovës.
“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, deklaroi Osmani.
Ajo u shpreh se institucionet e Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, e që sipas saj synojnë rrënimin e arritjeve të Kosovës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s si dhe Bashkimit Evropian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-kryeministri i Italisë: Clinton kishte vetëm një shqetësim: “Nëse Milloshevici e liron Rugovën, si pacifist, ai mund të flasë kundër bombardimit të NATO-s”
-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog
-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
-
Molliqaj: Nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
Papunësia në BE vetëm 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe