Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Bocan-Kharchenko, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e përbashkët mes dy kuvendeve shqiptare që u mbajt për nder të 28 nëntorit në Tiranë.
Sipas diplomatit rus, Bashkimi Evropian duhet të shqetësohet për mesazhet që u përçuan nga Kosova dhe Shqipëria, sepse siç u shpreh ai, qëllimi i seancës ishte krijimi i “Shqipërisë së Madhe”.
“Duket se BE-ja ka marrë, siç pritej, mesazhe alarmante nga Tirana nga seanca e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës në frymën e idesë së ‘Shqipërisë së Madhe’”, tha ai, transmeton mediumi ballkanik N1.
Bocan-Kharchenko vazhdoi propagandën duke përdorur ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë për krime të pretenduara lufte.
“Këto janë mesazhe që lavdërojnë UÇK-në dhe liderët e saj, të cilët akuzohen për krime kundër njerëzimit”.
Gjithashtu, Bocan-Kharchenko kundërshtoi edhe përfshirjen e planit franko-gjerman në axhendën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Ai ka vlerësuar se Perëndimi edhe një herë po i hedh benzinë zjarrit duke insistuar që palët të fokusohen në “kornizën e re” për normalizim të raporteve.
“Perëndimi e uli tensionin e shkaktuar nga çështja e targave, të cilin Prishtina e krijoi artificialisht, por nuk e bëri me qëllimin e normalizimit të situatës. Tani po i hedh sërish benzinë zjarrit”.
Kujtojmë se Bocan-Kharchenko vazhdimisht propagandon duke deklaruar se Perëndimi, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duan ta përdorin çështjen e Kosovës, për të bërë presion ndaj Aleksandër Vuçiç’it për t’iu bashkuar sanksioneve anti-ruse.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Banorët e Venecias protestojnë teksa qyteti nis të tarifojë vizitorët
-
Lajçaku pret “komente konstruktive” mbi “kompromisin e propozuar” për dinarin
-
Perez: BE-ja ta çojë përpara aplikimin e Kosovës dhe ta ndëshkojë Serbinë
-
Greqia nuk do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë pavarësisht presionit të BE-së
Lajmet kryesore
-
Rama: Kallëzimi i pabërë i Bardhit iu shit si sapun për djathë italianëve
-
Lajçaku pret “komente konstruktive” mbi “kompromisin e propozuar” për dinarin
-
Franca kërkon të përdorë sistemin e mbrojtjes ajrore të Greqisë për Lojërat Olimpike
-
Perez: BE-ja ta çojë përpara aplikimin e Kosovës dhe ta ndëshkojë Serbinë