Lajme

Rusia e shtyu tërheqjen nga Khersoni për të ndikuar zgjedhjet amerikane


Rusia e ka pasur në plan më herët tërheqjen e trupave nga pjesa perëndimore e Khersonit, por e shtyu qëllimisht planin, në mënyrë që të kishte ndikim në zgjedhjet amerikane, ose më saktë…për të mos pasur!

Kështu zbulon një hetim i shërbimeve amerikane të Inteligjencës, të cilat sugjerojnë se tërheqja e vonuar, ka qenë për shkak të frikës se demokratët mund të merrnin një shtysë në votime, nëse do të bëhej largimi i forcave ruse më përpara nga Khersoni.

Kjo, si një shenjë e fitores së Ukrainës dhe aleatëve të saj, në rezistencën ndaj agresionit rus, me fillim më 24 shkurt 2022.

Plani i Rusisë, siç i kanë thënë disa burime pranë inteligjencës amerikane medias CNN, ka qenë ai i ikjes pas përfundimit të procesit së votimeve për Kongresin, Senatin dhe guvernatorët amerikanë.

Në fakt, plani për t’u tërhequr, ka qenë i formuluar prej javësh nga Moska dhe shtyrja në kohë veçse është zgjatur, prej zgjedhjeve amerikane.

Me përparimin e Ukrainën në rajonin jugor gjatë muajve të fundit, ashtu sikundër edhe në rajonin lindor, trupat ruse u përballën me situata të vështira.

Më pas, ndodhi edhe goditja në urën e Krimesë, e cila çoi në shkatërrimin e ndërlidhjes kryesore tokësore për të mbajtur Khersonin të furnizuar.

A është ky ndërkohë, një tregues i qartë se si Rusia përdor çdo armë të mundshme për të ndikuar në SHBA?

Po sipas zyrtarëve amerikanë, kjo mund të thuhet në siguri, se cilat qëllimet e vërteta të Rusisë janë, por dëshirat e saj për të ndikuar në zgjedhjet amerikane janë më se të dukshme ndër vite.

Nga Kremlini, nuk ka asnjë deklaratë që ta mohojë këtë gjë aktualisht.

Megjithatë, ikja nga Khersoni, ka shënjuar një disfatë të madhe për Moskën, duke e kthyer atë në një tjetër plus të Ukrainës, e cila vijon avancimin për të rimarrë territoret e humbura mbrapsht.

Kievi pretendon fitore të mëdha teksa Rusia largohet nga Kherson-i

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore